Sport
U shtrua në spital me Covid, Berisha zbulon gjendjen e tij
Etrit Berisha qetëson tifozët e Spal-it dhe ata të kombëtares shqiptare, përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore.
Portieri kuqezi gjatë këtyre ditëve është i infektuar me COVID-19 dhe papritur para dy ditësh u shtrua në një spital për të zhvilluar disa analiza mjekësore, pasi nuk ndihej shumë mirë.
Megjithatë çdo gjë është “Ok” dhe analizat e kryera nga Berisha kanë dalë mirë, siç njoftoi vetë ai në profilin e tij në Instagram.
Sigurisht nuk mungojnë as falënderimet, në postimin e Berishës që shkruan: “Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju informoja se kontrollet që kam pasur ditën e djeshme kanë shkuar mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe shihemi së shpejti”.