Aktualitet

Deputetët e PD bllokuan Kuvendin, socialistët vendosin se kur do mbahet seanca e radhës

Ashtu sic e kishin paralajmëruar, deputetët e opozitës bllokuan sot punimet e Kuvendit, çka detyroi nënkryetaren e Kuvendit Ermonelaj Felaj që të ndërpriste seancën.

Ndërkohë socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë.

Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.

“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button