Aktualitet

VORË:Po transportonin lëndë narkotike, në pranga 3 persona, sekuestrohen 7 kg kanabis

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme pasi janë kapur duke transportin lënë narkotike.Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., në Dibër, shërbimet e DVP Dibër, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button