Aktualitet
Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Patos

Një 27-vjeçar është arrestaur këtë mëngjes, 30 nëntor në Patos pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale J. T., banues në Patos. Nuk dihet ende nëse dhuna që ka ushtruar ndaj nënës së tij ka qëne e vazhdueshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. T., 24 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.




