Aktualitet

Gotën mbi kokë e shaminë në dorë, Dua e ‘djeg’ me vallen shqiptare nga Jugu: Hajde luj qyqek…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa nuk ngurron herë pas here t’i tregojë botës prejardhjen e saj shqiptare. Nga pushimet në jug të Shqipërisë, Dua ka publikuar disa foto dhe video familjare.

Në një prej videove të postuara në Instagram, Dua shihet duke kërcyer dhe kënduar këngën “Hajde luj qyqek”.

Dua e ka shijuar aq shumë këtë moment, sa ka vendosur një gotë me alkool në kokë dhe me shaminë e bardhë ndër duar, i ka treguar dhe njëherë botës traditën shqiptare të festës dhe valles.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button