Aktualitet

Opozita proteston jashtë Kryesisë së Kuvendit, hidhen tymuese ngjyrë blu! Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e avokatit të Berishës

Opozita ka nisur protestën jashtë Kryesisë së Kuvendit, teksa në Këshillin e Mandateve po shqyrtohet kërkesa e SPAK, për autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Teksa eksponentë të ndryshëm të PD -së po mbajnë fjalën e tyre në podiumin e ngritur para Kryesisë, në turmë është parë të ndizen tymuese ngjyrë blu.

Të pranishëm në protestë, janë deputetë të PD, si dhe mbështetës të Berishës.

Ndërkohë Këshilli i Mandateve rrëzoi kërkesën e avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj që seanca të shtyhej, deri sa të shprehej GJK, pas padisë së bërë nga grup deputetësh demokratë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button