Aktualitet

Tiranë, Sherr mes çiftit, 18-vjeçarja bën për spital të dashurin

Një vajzë 18 vjeç është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. E reja plagosi me mjet prerës ish të dashurin. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj”, njoftoi policia.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button