Aktualitet

Takimi Begaj-Blinken/ Begaj: Partneriteti ynë strategjik, më i fortë se kurrë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bajram Begaj, takoi më herët ditën e sotme zotin Antony Blinken.

Begaj u shpreh se partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më i fortë se kurrë.

Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”, tha zoti Begaj.

”Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera”, shtoi ai.

Begaj shtoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një kontribut të madh në mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button