Aktualitet

“U poqën të gjallë, burra, gra, fëmijë e vajza”, Erion Braçe në 16-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit: Një krim përbindësh, gjykata mbron babë e bir

Deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 16-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.

Braçe shprehet se në këtë tragjedi u “poqën të gjallë 26 burra, djem, gra dhe fëmijë në barkun e tyre dhe vajza”. Sipas tij ky është “një krim përbindësh në demokracinë e korrupsionit politik dhe se gjykata prej muajsh mbron babë e bir, shkaktarë të këtij krimi”.

Gjithashtu deputeti përmes këtij postimi i bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në këtë proces që të “bëhen burra dhe të bëjnë detyrën e tyre”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button