Aktualitet

ZYRTARE/ Vora “lë thatë” Skënderbeun, i merr objektivin e merkatos

Vora nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato. Kampionë e Kategorisë së Dytë vijnë në të Parën me ide të qarta. Në këtë sezon ata nuk duan kurrsesi të jenë thjeshtë “vizitorë” por një nga protagonistët e kampionatit. Merkatoja ka nisur prej kohësh dhe konsolidmi i ekipit ka filluar me rinovimet e disa talentëve.

Edhe merkatoja në hyrje flet vetë. Së fundmi, Vora ka njoftuar se ka firmosur me Xhuljo Tabakun. Mesfushori bëhet kështu afrimi më i fundit në merkato dhe një përforcim me shumë vlera pasi eksperienca dhe cilësitë e tij flasin vetë.

Në të shkuarën ai ka luajtur me ekipe si TuS Erndtebrück, SC Wiedenbrück, Wuppertaler SV në Gjermani, dhe ne sezonin e fundit tek Korabi. Për 28-vjeçarin kishte interes konkret nga Skënderbeu por mesa duket voranët u treguan më të shpejtë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button