Aktualitet

BILANCI i Covid-19 në Shqipëri: 3 viktima dhe 428 raste të reja

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Mësohet se në 24 orët e fundit nga 3 mijë e 549 testime kanë rezultuar pozitivë 428 qytetarë. Aktualisht janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 501 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button