Aktualitet

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh gjithë vendin, nga veriu në jug.

Ndërsa ndan me qytetarët një video në rrjetet sociale, Rama shpreh falenderimet e tij për forcat komando, që kanë punuar përgjatë gjithë vijës së Sopotit, një nga zonat më të vështira.

Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht.”, shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button