Aktualitet

Fiter Bajrami, Bashkia e Tiranës vendos tre parkingje falas në dispozicion për faljen e besimtarëve

Me rastin e Fiter Bajramit, Bashkia e Tiranës ka menduar që t’u vijë në ndihmë të gjithë besimtarëve myslimanë.Ditën e premte, më 21 prill, për faljen e besimtarëve, tre parkingjet në kryeqytet do të jenë falas, në mënyrë që ata të mund ta kryejnë ritualin e faljes pa asnjë pengesë.Parkimi te “7 Xhuxhat”, te Sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi i Ri do të jenë pa pagesë nga ora 5:00 -9:00 të mëngjesit. Ky muaj ka qenë një muaj fantastik solidariteti në Tiranë, ku bashkia nga ana e saj ka organizuar aktivitete të shumta sociale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button