Rajoni - Bota
Tërmet 4.5 ballë në Evia të Greqisë, regjistrohen edhe 7 pasgoditje
Greqia është lëkundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter. Lëkundja e tokës u regjistrua rreth orës 05:23 të mëngjesit të së shtunës në Evia, ndërsa tërmeti u ndje edhe në Atikë.
Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit u regjistrua 2 kilometra në jug-juglindje të Vasilikos Istiia dhe thellësia u vlerësua në 18.7 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik. Kjo lukndje u shoqërua nga 7 pasgoditje të tjera.Pasgoditja më e madhe ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.