Rajoni - Bota

Zbulohet EMRI, kush është 27-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me 5 plumba në Greqi

GREQI– Zbardhet emri i 27-vjeçarit shqiptar të vrarë pasditen e sotme në Patra të Greqisë. Mësohet se shqiptari është identifikuar si Mario Metaj, por ende nuk ka të dhëna lidhur me të shkuarën e tij dhe shkakun që mund të jetë sjellë përplasjen me vrasësit e tij, të cilët dyshohet se janë gjithashtu shqiptarë.Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në qytetin e Patras, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të qëlluar për vdekje. Policia është vënë në ndjekje të dy personave, që u larguan në këmbë nga vendngjarja pasi kryen vrasjen.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button