Rajoni - Bota

Anija me 86 emigrantë përmbyset pranë Libisë, vetëm 25 të shpëtuar

Një varkë me 86 pasagjerë u përmbys në brigjet e Libisë. Organizata Ndërkombëtare konfirmoi lajmin, duke shtuar se anija ishte nisur nga Zouara, Libi.

Alarmi i parë, është sinjalizuar nga Qendra e Kërkimit dhe Shpëtimit në Romë dy ditë më parë, pas një kërkese të Rojës Bregdetare Libiane.

Në të njëjtën kohë, dy aeroplanë të Frontex dyshohet se fluturuan mbi zonën nga e cila ishte ngritur alarmi, ndërsa anija Ocean Viking ishte gjithashtu në të njëjtin vend. , i rrjetit të organizatave humanitare SOS Mediterranee, e cila shpëtoi 25 emigrantë të tjerë që ishin në një varkë tjetër.

Ekuipazhi i Ocean Viking donte të merrte pjesë në kërkimin e anijes, por u urdhërua të kthehej menjëherë në Itali.

Ndërkohë, gomone u përmbys dhe 25 të mbijetuarit u kthyen në Libi me tërheqje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button