Aktualitet

Moti sot/ Reshje shiu dhe vranësira në vend

Sot vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button