Aktualitet

Ulen me disa gradë temperaturat sot

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme.Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare. Në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryeisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 15°C

në zona e ulëta 3 deri 20°C

në zona bregdetare 10 deri 21°C.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button