Aktualitet

Rama: Do legalizojmë edhe kanabisin për përdorim vetjak, nëse…

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi këtë mbrëmje që, nëse populli e kërkon, ai është i gatshëm të legalizojë kanabisin edhe për përdorim vetjak.

Kreu i qeverisë bëri me dije se në procesin e radhës të Këshillimit Kombëtar mendohet të përfshihet në mesin e pyetjeve edhe çështja e përdorimit personal të kanabisit.

“Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen: a doni të keni përdorimin vetjak në atë gramaturën e vogël? Unë s’kam opinion. Tani jemi shumë të qartë. Nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se në rezultatet e Këshillimit Kombëtar, që u mbyll para disa ditësh, qytetarët shqiptarë ishin shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Deri tani, Rama ka deklaruar se nisma do të bëhet realitet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button