Rajoni - Bota

Do të mbetemi të gjithë pa punë? Skenari i frikshëm nga Elon Musk

Ndoshta në të ardhmen, për shkak të avancimeve në Inteligjencën Artificiale (AI), asnjëri prej nesh nuk do të ketë më nevojë për punë, por sfida më e madhe do të jetë gjetja e kuptimit të jetës, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk.

Gjatë një videokonference në Vivatech në Paris, ai shpjegoi se për të arritur një të ardhme të tillë janë të domosdoshme “të ardhurat bazë universale”.

Sipas Musk, njerëzit do të mund të punojnë vetëm nëse dëshirojnë, por nuk do të jetë e nevojshme.

“Nëse dëshironi të bëni një punë si një hobi, mundeni, por AI dhe robotët do të prodhojnë të gjitha mallrat dhe do të ofrojnë të gjitha shërbimet që ju duhen,” tha themeluesi i Teslës.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësimin e tij për përparimin e AI-së dhe i këshilloi prindërit të monitorojnë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët e tyre, pasi këto platforma janë “projektuar nga AI për të maksimizuar prodhimin e dopaminës.” Musk ka deklaruar më parë se AI më inteligjente se njeriu do të jetë e disponueshme deri në vitin 2026.

Drejtori i Përgjithshëm i Baidu, Robin Li, shprehu një pikëpamje të ndryshme në konferencën Vivatech, duke thënë se modelet më të avancuara të AI-së së sotme janë ende larg arritjes së inteligjencës njerëzore.

Li beson se do të duhen të paktën dhjetë vjet që AI të arrijë dhe të tejkalojë inteligjencën njerëzore.

Përndryshe, Inteligjenca Artificiale është simulimi i proceseve të inteligjencës njerëzore nga makinat, veçanërisht nga sistemet kompjuterike. Aplikimet specifike të AI përfshijnë sistemet ekspertësh, përpunimin e gjuhës natyrore, njohjen e të folurit dhe vizionin e makinës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button