Aktualitet

Shijak:Kryebashkiaku Arbana, thirrje stafit të tij për legalizimet: Kush është i gatshëm të vijë në terren me mua?

Kryebashkiaku Arbana, thirrje stafit të tij për legalizimet: Kush është i gatshëm të vijë në terren me mua?

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një postim në rrjetet sociale ka treguar për mbledhjen që ka realizuar sot me administratën e bashkisë dhe thirrjen për t’ju bashkuar në terren për procesin e legalizimeve.

Postimi i plotë:

Takim me punonjësit e bashkisë.

Sot realizova një takim me administratën e bashkisë për të folur për procesin e legalizimeve.

Ne kemi një shembull të mirë pune nga një pjesë e stafit që punuan me rindërtimin dhe me të njëjtin motivim do të nisim punën për legalizimet.

Kjo është sfida jonë e rradhës për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Pasi kaloi me VKB marrëveshja mes ASHK dhe bashkisë Shijak, nisim nga puna për procesin e legalizimit të çdo banese në territorin e Shijakut.

Mbledhjen e shoqërova me një thirrje: “Forca çuna dhe goca, do ia dalim! Kush është i gatshëm të vijë në terren me mua?

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

BashkiaShijak

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button