Aktualitet

Protesta:Babai i të ndjerit: Mos më rëndoni , nuk ka nevojë për inskenime

Marshimi i protestuesve mbrëmjen e sotme u mbyll në shtëpinë e të ndjerit, Klodian Rasha. Babai i 25-vjeçarit që u vra nga policia, u shpreh se ajo që i ndodhi atij, uron që të mos i ndodhë askujt.

Unë i shërbej vetëm familjes sime jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton. Ne kemi një fije shpresë, të kemi të ardhme për të këtë vend, të rrisim fëmijët pa ndrojtje. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt” tha ai.

Por a ka pasur kontakte nga familja e efektivit, që i vrau djalin? “As nuk e di, as nuk e njoh, nuk kam asnjë lloj haberi, shteti e di vetë. Drejtësia e di punën e vet. Mos më lodhni më tepër. Më besoni si prind, ai që është babë e di”. Po ashtu, ai tha se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti as nga shteti.

Një mesazh ai e kishte edhe për vajzën që pretendoi se ishte motra e Klodianit. “Më ka dalë një Bora Rasha, kur vajza ime është me të zeza. Këto inskenimet, mos më rendoni më tepër, kam peshën e barrës”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button