Aktualitet

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

Policia e Dibrës ka arrestuar 3 persona të cilët janë identifikuar si autorë të djegies së mijëra hektarë shkurre e bimësi.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se në Dibër u proceduan shtetasit A.S., 52 vjeç, banues në fshatin Shumbat, për djegie të një sipërfaqe toke prej 2 hektarë me shkurre dhe bimësi.

-S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Erebarë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë fshat dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 3 hektarë me shkurre dhe bimësi.

Në Mat u procedua penalisht shtetasi B.H., 54 vjeç, banues në fshatin Suç, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe zjarri ka dalë nga kontrolli ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke rreth 2 hektarë me bimësi.

Policia e Dibrës apelon për të gjithë banorët, dhe ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Policia e Shtetit është e vendosur të çojë para drejtësisë të gjithë ata që, me dashje apo nga pakujdesia, djegin pyje, kullota, prona private dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, punonjësve të policisë, zjarrfikësve dhe të gjithë të angazhuarve në fikjen e zjarreve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button