Rikthehet dëbora/ Si do të jetë moti javën që vjen!

Javën që presim, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit gradual të frontit të ftohtë.
Të hënën dhe të martën pritet mot i vranët dhe me intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje-juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.
Dita e mërkurë nis me mot me alternime vranësirash e kthjellime të herëpashershme. Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar. Si dhe prezencë të reshjeve të borës me inetnsitet të ulët në relievet malore.
Në ditët e enjte dhe e premte pritet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri në mesatar




