Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Balldre, dyshohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri mësohet të jenë regjistruar në fshatin Balldre, në Lezhë.
Në informacionin e dhënë prej policisë thuhet se ka mbetur i vrarë, Nikolin Lekstakaj 42 vjeç.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.




