Aktualitet

Muzeu i ri i dedikuar Forcave të Armatosura, Rama jep lajmin: Do të ekspozohen mjete që dikur ndryshkeshin dhe shiteshin për skrap

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite.

Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë…

Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button