Aktualitet

21 kg drogë në çanta, pranga 2 shqiptarëve në kufirin e gjelbër me Greqinë

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dy të arrestuarit janë kapur me 21 kg drogë me vete në çantat e shpinës, në kufirin e gjelbër me Greqinë. Të arrestuarit janë R. N., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë dhe I. M., 54 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.Ndërkohë,  Policia po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button