Aktualitet

FOTO/ Shqiptari i dënuar për drogë, mediat angleze: Tallet me sistemin, fut celular në burg dhe…

I dënuar me 27 vite burg në Angli, një shqiptar merr vëmenden e mediave në Angli pasi përdori nga qelia një telefon të futur ilegalisht për t’i uruar familjarëve ditëlindjet dhe për të publikuar foto në Instagram.

Gazeta Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra, Valjet Pepaj.

Sipas shkrimit, kjo është një tallje e madhe me sistemin e burgjeve. Ata kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram messegenger me gra të ndryshme të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh.

Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milion stërlina. Ai cilësohet si kreu i një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e vet në tregun e drogës.

Hetimet për bandën shqiptare filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar.

foto galeri
foto galeri

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button