Elton Arbana: Pse shijakasit e diasporës duhet të votojnë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste?

Të dashur shijakas të mi, miq, vëllezër, motra, shokë, të rinj e gjyshër.
Shijaku është vendi ynë i zemrës, aty ku kemi lindur dhe jemi rritur në rrugicat e qytetit, ku ruajmë kujtime të çmuara. Është qyteti ynë i vogël që mbart një histori të madhe.
Krenohemi për virtytet tona, për mikpritjen e veçantë që i kemi ruajtur edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
Shumë nga ju, familjet shijakase të shqiptarëve të diasporës, jeni model frymëzimi për gjithë sakrificat që keni bërë, për arritjet tuaja, aty ku keni emigruar prej vitesh në vende që, duke mos qenë atdheu juaj, vështirësitë i keni pasur të shumëfishta. Megjithatë, ju nuk u ndalët që të krijonit modelin më të mirë të vetes tuaj.
Edhe ne duam të ecim në rrugën që po e ndërtojmë dita-ditës me vullnet dhe këmbëngulje, me hapa të vegjël, të sigurtë, por pa u ndalur kurrë.
Dhe rezultati është shumë i mirë.
Shijaku nuk është siç ju e keni lënë, por është zhvilluar dhe zgjeruar, sidomos gjatë pesë viteve të fundit, ku falë Kryeministrit Edi Rama u rindërtua pothuajse më shumë se gjysma e tij.
Me rindërtimin lamë pas rrënojat që shkaktoi tërmeti dhe u ringritëm më të fortë.
🔸️Lagja Lugina është ndërtuar nga e para.
🔸️31 pallate të reja
🔸️5 shkolla
🔸️3 kopshte
🔸️Ndërhyrje në rrjetin Ujësjellës-kanalizime
🔸️Ndërhyrjet në 20 mijë kw tensioni i lartë dhe i mesëm në çdo fshat të Njësive administrative.
🔸️Mbështetja që qeveria i ka dhënë agroturizmit, e ka bërë Shijakun tonë më të bukur.
Sfida jonë e rradhës është pajisja me certifikata pronësie të çdo banese, pasi dhe ju jeni vetë dëshmitarë që ka rreth 20 vjet, ku mbi 2000 banesa nuk janë legalizuar.
Jam shpresëplotë që dhe në këtë proces do ia dalim që të gëzojmë familjet shijakase.
Dua t’i flas sot zërit tuaj të brendshëm. E di që ai pëshpërit mallin për Shqipërinë.
Në sajë të këtij zëri dhe gjithë ndjesisë së mallit, të atyre kujtimeve që morët në zemër së bashku me valixhen, si një gjë e shtrenjtë nga ajo që latë pas, për Shqipërinë që e keni lënë në rrethana të ndryshme dhe doni ta shikoni sa më mirë, ju kërkoj TË VOTONI Partinë Socialiste dhe liderin Edi Rama.
Vizioni i tij për Shqipërinë 2030, tashmë i kthyer në mision për të arritur progresin në çdo fushë, është shpresa që kemi për të parë një vend shumë të zhvilluar.
Vëmendja e Edi Ramës për Shijakun dhe jo vetëm, por për të gjithë Shqipërinë, është e vazhdueshme.
Së bashku mund ta çojmë përpara ëndrrën për ta kthyer Shijakun një qytet europian dhe të gëzojmë gjithashtu ëndrrën europiane të gjithë shqiptarëve, e cila duket se është më afër se kurrë.
Për ta arritur këtë na duhet patjetër mbështetja juaj. Votoni Edi Ramën dhe Partinë Socialiste! Vetëm me të Shijaku ecën përpara drejt progresit që synojmë.
Ju drejtohem juve me fjale zemre, pasi Shijaku është i juaji, i familjarëve tuaj dhe duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku për këtë.
Ne shpresojmë një të ardhme të begatuar dhe historia ka treguar që gjithmonë kemi parë dritë edhe përgjatë një rruge plot mundime. Shqiptarët ndjenjën e patriotizmit dhe dashurinë për atdheun e kanë në shpirt e në zemër. Në emër të kësaj dashurie kemi gdhendur shumë suksese dhe arritje. Me mbështetjen tuaj kërkojmë të punojmë për ardhmen e vendit plot dinjitet.
Përzemërsisht i juaji,
Elton Arbana
Shijaku ❤️ ime!




