Aktualitet

Vjen i ftohti polar/ Parashikimi i motit, meteorologia: Ja qytetet problematike

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore

Meteorologia Lajda Porja tha se situata do të jetë problematike me reshje të dendura shiu në Durrës, Elbasan, Vlorë ku pritet të bjerë deri më 100 mm shi.

Parashikohet shtim i borës në zonat veriore dhe në qarkun e Korçës. Në orët e pasdites, 3-7 sistemi i e reshje intensive do spostohet në jug, dëbora do të zbresë në zona të ulëta.

Duke nisur nga e hëna reshjet do ndalojnë por do të ketë rënie të menjëhershme të temperaturave pasi masa e ftohtë polare zbret drejt Ballkanit. Priten temperatura shumë të ulëta gjatë javës, -11 gradë në zona të caktuara në veri. Ditët më të ftohta pritet të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button