Aktualitet

Detaje nga seanca në Apelin e GJKKO, të tre biznesmenët Sula, Fusha dhe Palushi kërkojnë shfuqizimin e masës detyrim paraqitjeje

Po vijon seanca e ankimimit të masës së sigurisë në Apelin e GJKKO-së për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Mësohet se ka përfunduar mbrojtja e avokatëve dhe tani është radha e prokurorëve të SPAK për të dhënë konkluzionet e tyre.

Gjithashtu ka përfunduar edhe mbrojtja e biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi. Dy të fundit nuk ishin në seancë, por kishin dërguar avokatët. Mbrojtësit kërkuan heqjen e masave ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj biznesmenëve në fjalë.

Avokatët u shprehën se:

“Nuk është në nivel të standardit ligjor që provat të jenë të mjaftueshme, që dyshimi të jetë i arsyeshëm”.

Avokatët e kryebashkiakut Veliaj kanë kërkuar një masë të butë sigurie, duke afruar edhe garanci pasurore. Të njëjtën kërkesë bëri edhe biznesmeni Elman Abule, po i arrestuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button