Aktualitet

Gjoba dhe këshillime për zbatimin e rregullave, njësia e autostradave monitoron Rrugën e Kombit

Fundjava është shoqëruar me mot me diell dhe, natyrisht, kur ka ditë të zgjatura pushimi, shoqërohet gjithnjë me një rritje të fluksit në Rrugën e Kombit, kryesisht me shtetas të Kosovës që zgjedhin bregdetin shqiptar.

Por duke pasur parasysh që një fluks i ngjashëm pritet të jetë thuajse i përditshëm me ngrohjen e motit dhe afrimin e sezonit veror, patrullat e policisë së njësisë së autostradave kanë nisur monitorimin e trafikut me pajisje përkatëse, për të garantuar një udhëtim sa më të sigurt.

Gjatë monitorimeve është konstatuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, që kanë të bëjnë kryesisht me tejkalimin e normave të shpejtësisë. Për disa raste, policia rrugore ka këshilluar drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat në përputhje me sinjalistikën rrugore.Rruga e Kombit mbetet një nga akset më të rëndësishme dhe më të frekuentuara, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ku, përveç shqiptarëve të Kosovës, përdoret edhe nga një numër i konsiderueshëm turistësh që vijnë nga Europa me mjetet e tyre.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button