Aktualitet

Panik në ajër, avionit i merr flakë njëri prej motorëve

Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi njëri prej motorëve të tij mori flakë gjatë fluturimit.

Aeroplani, i cili ishte nisur nga aeroporti Harry Reid në Las Vegas dhe kishte si destinacion Charlotte, Karolina e Veriut, sapo ishte ngritur në fluturim të mërkurën në mëngjes, kur nga një motor filluan të dilnin flakë.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke lënë pas një re tymi të zi, ndërsa flakë shpërthejnë nga krahu i motorit.

Fatmirësisht, pas uljes së sigurt në aeroport, u krye një inspektim teknik, dhe asnjë person nuk mbeti i lënduar, sipas autoriteteve.

Në bord ndodheshin 153 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Piloti ndërpreu menjëherë itinerarin dhe ktheu avionin në aeroport pasi pasagjerët vunë re flakët që dilnin nga motori.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button