Aktualitet

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës. Rreth orës 16:32, kapiteni i një anijeje turistike, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa po përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.

Fatmirësisht, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vijojnë punën për të gjetur trupin e kapitenit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button