Aktualitet

“Edhe hasmit i hapet dera”, Rama nga Shkupi: Shpresoj që Kurti nuk e ka harruar Kanunin

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, foli edhe për tensionet e fundit me Kurtin.

Ai u shpreh se kishte ende shpresë që Kurti nuk e ka harruar Kanunin dhe do e presë kur të shkojë në Kosovë.

“Kur të shkoj në Kosovë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën,” – tha Rama.

Ndërkohë, përveç takimit me Albin Kurtin, kryeministri u pyet dhe për një takim me kryetarin aktual të komunës së Tetovës, që siç u shpreh gazetarja ka refuzuar të takohet me të.

Rama u përgjigj se nuk ka kërkuar ta takojë duke e quajtur qëndrimin e tij si “refuzim preventiv”. Ai ironizoi më tej duke thënë se nuk do e shkëpuste kurrë nga punët e komunës sot për punët e NATO-s.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button