Aktualitet

Aksident i rëndë në Vorë/ Këmbësori humb jetën pasi e përplas një automjet. Shoqërohet drejtuesi

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës.

Rreth orës 20:30, një automjet ka përplasur një këmbësor 66-vjeçar, i cili humbi jetën në vend. Viktimë e aksidentit ka mbetur Kujtim Luka i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.Drejtuesi i mjetit, një 53-vjeçar, J.T  është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button