Aktualitet

Mbeti jashtë listave të PS, deputeti socialist i zhgënjyer: Prisja të isha kandidat për hir të kontributit tim, kam patur oferta kundërshtarët politikë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, ka reaguar pas përjashtimit të tij nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamenNews24, Deliu pranoi se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, por tha se është i përgatitur për çdo situatë.

“Listat janë pjesë e një vizioni dhe nuk bëhen gjithmonë ashtu siç mendon secili,” u shpreh ai.

Ai shtoi se për shkak të punës dhe kontributit të tij, kishte pritur të ishte në listën e hapur, ndërsa për listën e mbyllur vendimi ishte qartësuar më parë nga kryeministri Rama.

Pavarësisht ofertave nga kundërshtarë politikë, Deliu tha se nuk e sheh veten në asnjë parti tjetër. “Unë besoj te Partia Socialiste dhe vlerat e saj,” përfundoi ai.

“Me thënë të drejtën nuk është se e prisja 100%, por nisur nga sfondi im si ushtarak jam i përgatitur për të gjitha. Listat janë pjesë e një vizioni që nuk bëhet gjithnjë ashtu si ti mendon. Për punën dhe kontributin tim prisja të isha në listën e hapur, sepse në listën e mbyllur u qartësua nga kryeministri që nuk do të ishim. Mendoj se kryeministri dhe kryesia kanë menduar një gjë më të mirë. Kam patur oferta nga kundërshtarë politikë, por nuk mund ta imagjinoj të kaloj në një parti tjetër. Unë besoj te PS dhe vlerat e saj”, tha ai.tare të 11 majit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button