Sport

Vora ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e dytë të Superiores, teksa ka mundur me shifrat 3-1 Tiranën.

Një fitore domethënëse për debutuesit në kampionat, të cilët kanë shfrytëzuar më së miri rastet e krijuara përballë bardhebluve, të cilët e nisin si mos më keq këtë kampionat duke treguar shenja se janë shumë larg asaj që pretendojnë drejtuesit e klubit.

Vora bëri gjithçka mirë që në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë portën e Tafas derisa erdhi avantazhi me Karricën me penallti. Goli i dytë i këtij të fundit në startin e pjesës së dytë ishte një goditje e rëndë për bardheblutë që shfaqën pak gjëra për t’u kujtuar. Zuna me kundërsulm mbylli diskutimet dhe goli i Eliton shërbeu vetëm si ngushëllim statistikor për bardheblutë në fund të kësaj sfide.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button