Sport

Vora bën ligjin në kryeqytet, i shkakton Tiranës humbjen e katërt radhasi dhe e shtyn drejt rënies

Vora ka siguruar në tjetër fitore bindëse që e shtyn skuadrën e drejtuar nga Arjan Bellaj larg zonës së ftohtë të klasifikimit, teksa zhyt gjithnjë e më shumë në fund pikërisht Tiranën që u mposht sot në fushën e saj me shifrat 2-0.

Një sukses i “gatuar” në pjesën e parë nga Vora që përfitoi nga gabime te vendasve për të shënuar me Bardhin e Kasallën. Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, bardheblutë ishin më ngulmues, por pa u shfaqur thuajse asnjëherë të rrezikshëm para Ruçit.

Ndaj në fund Vora mori tre pikë të merituara, ndërsa Tirana humbjen e katërt radhazi në një sezon që po rezulton gjithnjë e më shumë historik për të gjithë arsyet e gabuara për bardheblutë.

TIRANA 0-2 VORA

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button