Sport
Tirana – Partizani nis duelin ne “Air Albania”

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës nis në orën 16:30. Ky takim është i vlefshëm për javën e 24-të të Superiores dhe do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Surprizë është fakti se Redon Xhixha është në stol. Nuhiju kishte deklaruar se nuk do e niste titullar për shkak të dëmtimit, por nuk pritej as në stol. Oltijon Kërnaja ndërkohë ka luksin e zgjedhjeve te Partizani.
Partizani numëron 9 pikë më shumë se Tirana. Derbi i fazës së parë u fitua nga bardheblutë me rezultatin 0-3, ndërsa të kuqtë reaguan në dhjetor duke triumfuar 0 me 2.




