Sport
Tragjedi në ndeshjen Lorient-Rennes, humb jetën 38-vjeçari nga goditja në kokë
Një ngjarje e dhimbshme është regjistruar ditën e sotme në ndeshjen e Ligë 1 në Francë, më saktë gjatë ndeshjes mes Lorient dhe Rennes.
Një nga punëtorët e fushës të klubit të Lorient u godit në kokë nga disa shtylla pas portave ku ishin dritat.
Menjëherë pas kësaj, ndërhynë stafet mjekësore, të cilat i dhanë ndihmën e parë, duke e dërguar më pas drejt spitalit. Megjithatë nga aty ka ardhur edhe lajmi i keq, teksa personi 38-vjeçar, baba i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë.