Sport
Nuk ka fitues ne mes Vorës dhe Partizanit,ndahet me pikë të barabarta

Vora dhe Partizani kanë ndarë pikët sot në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në “Arenën e Demave”, në një përballje mes dy skuadrash që luftojnë për të qëndruar larg zonës së ftohtë të klasifikimit.
Ka qenë një ndeshje që dhuroi pak emocione, me të kuqtë që kishin iniciativën, por jo shënjestrën e duhur për të rrezikuar me gjuajtjet e vazhdueshme nga jashtë zonës.
Rastet e vërteta të ndeshjes erdhën në pjesën e dytë, kur Janjeva goditi fillimisht shtyllën e më pas traversën për skuadrën e Partizanit. Por në fund rrjeta nuk u tund dhe barazimi pa gola, pa skuadrat të ndanin pikët.
VORA 0-0 PARTIZANI




