Sport

LIVE| Shqipëri-Poloni / Polakët shkojnë në dhomat e zhveshjeve, kuqezinjtë të dëshpëruar

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

Si pasojë e mungesave të rëndësishme në rreshtim për shkak dëmtimesh, pezullimesh e COVID, Shqipëria vjen e cunguar dhe me shumë ndryshime në formacion. Trajneri Reja si fillim ka bërë zgjedhjen e pritshme në prapavijë me Veselin në vend të Gjimshitit.

Ndërkohë, në mesfushë është Ramadani që luan në vend të Gjasulës dhe në mënyrë të papritur është Roshi që luan në mesfushë në vend të Bajramit. Në sulm është dyshja Uzuni-Manaj, me Brojën që përfundon përsëri në stolin e rezervave.

Ora 10:25 Skuadra polake ka hyrë në dhomat e zhveshjes, ndërsa lojtarët shqiptarë janë të ulur te tuneli në hyrje të fushës.

78’ Ndërpritet ndeshja pasi ka hedhje sendesh në fushë dhe gjyqtarët udhëzojnë skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjeve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button