Aktualitet

Ftesë për pjesmarrje

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Instalim per prodhim betoni”, “Stacion furnizimi me karburant i makinave” “NAFTE, BENZINE”, do të organizohet Dëgjesa Publike e parashikuar në kreun VI të VKM-se nr. 419, datë 25.6.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt të tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja”, si dhe VKM Nr.247, datë 30.04.2014 “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”.

Ky takim organizohet, nga subjekti “Be-SS Trade” Sh.p.k në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe me njësitë e qeverisjes vendore, në kuader të zbatimit të kuadrit ligjor për mjedisin dhe të drejtës për informim të publikut.

Për sa më sipër kërkojmë përfaqësimin tuaj në këtë dëgjese publike.   

·      Datë: 30.12.2025

·      Ora: 10 : 00

·      Vendodhja: Në fshatin Ahmetaq, Njesia Administrative Prezë, Bashkia Vore, në ambientet e karburantit BACI OIL.

Jeni te ftuar ne kete takim si banore apo subjekte dhe  Ojf/OKQ te interesuar.

“ENVIRONMENTAL MANAGEMENT CONSULTANTS” Sh.p.k

KONSULENTI MJEDISOR

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button