Rajoni - Bota

‘Boll me bllokada’, BE reagon pas zgjedhjeve në Kosovë: Tani, formoni institucionet

BE-ja reagoi pas zgjedhjeve në Kosovë, duke e bërë të qartë se tani pret zhbllokimin të situatës në vend.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pohuan se Qeveria e re e Kosovës duhet t’i dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në dhe nënvizuan nevojën e ratifikimit të marrëveshjeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në mënyrë që Kosova të përfitojë prej tyre.

Kallas dhe Kos theksuan në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të së dielës se procesi i qëndroi parimeve të demokracisë.

Procesi zgjedhor dëshmoi një përkushtim të fuqishëm ndaj parimeve demokratike, pas një bllokade politike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025. Presim tani një konstituim të shpejtë të parlamentit dhe formim të qeverisë dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet Qeveria duhet t’i dyfishojë përpjekjet drejt reformave aq të nevojshme që lidhen me BE-në. BE-ja merr parasysh pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje.

Bashkimi Evropian kishte dërguar një mision vëzhgimi të zgjedhjeve në Kosovë dhe ky mision, sipas dy zyrtareve të larta të BE-së, Kallas dhe Kos, do të vazhdojë të qëndrojë atje për të ndjekur edhe vazhdimin e procesit paszgjedhor.”, shprehet Kaja Kallas, Shefe e Politikës së Jashtme- Marta Kos, komisionere e zgjerimit.

Presim nga Parlamenti që sapo të konstituohet t’i ratifikojë marrëveshjet nga Plani i Rritjes. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument i kufizuar kohor i miratuar për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur për t’i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jep ky plan në dobi të popullit të saj”, shprehet Kaja Kallas dhe Marta Kos.

Bashkëpunimin me institucionet e reja që do të formohen pas zgjedhjeve të së dielës e premtoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph, duke uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button