Vora News

Spektakel në fund,Tirana ndalen nga Vora! Shtylla dhe traversa e kthejne në drame për bardhe blutë

Vora dhe Tirana kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ndeshja në Vorë u mbyll me rezultatin 1-1 ku spektakli ishte rezervuar për në pjesën e dytë.

Tirana gjeti fillimisht avantazhin me Ndong në minutën e 50-të. Barazimi erdhi pas disa ndërrimeve nga Vora. Adeloje që u fut nga stoli vendosi baraspeshën në minutën e 80-të.

Bardheblutë e drejtuar nga Nuhiju ishin pafat. Kjo pasi në dy minuta pak para fundit të kohës së rregullt, u ndal nga shtylla dhe traversa.

Tirana tashmnë është 4 pikë larg zonës “play out”. Në anën tjetër, Vora dhe Partizani që ndodhen jashtë zonës së ftohtë janë 9 pikë para bardhebluve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button