Aktualitet

Rama tregon kushtin për kryebashkiakët për zgjedhjet lokale të 2027: Duhet ta mbajnë parasysh nëse duan të rikandidojnë

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama ka treguar kriterin që do të ndiqet për ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Ai tha se kusht për secilin kandidat që kërkon një tjetër mandat, do të jenë kontratat e lidhura për paketën e maleve dhe ndërmarrjet e përbashkëta.

Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të thuhet dhe stërthuhet dhe ndërkohë reforma territoriale i vendosi bashkive në qendër gjithë atë territor rural në dispozicion dhe ai territor shikohet vetëm për punët komunale. Ky është një kusht që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh nëse duan të rikandidojnë përsëri”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button