Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, nuk ndryshojnë masat, vijon karantina nga ora 20:00- 06:00

Tiranë- Komiteti ka vendosur që masat që kanë qene të mbeten në të njëjtin nivel.Ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.

Komiteti Teknik i Ekspertëve po zhvillon mbledhjen me dyer të mbyllyra dhe se pritet që  në ora 15:00 të japë vlerësimin mbi situatën pandemike, njëherësh nëse do të ketë edhe masa të reja kufizuese.

“Siç  shihet dhe nga shifrat kemi një tendencë ulje që duket e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave dhe i tendencës së popullatës për respektimin e masave nga qytetarët dhe pse nuk është në nivelet e dëshiruara. Siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar siç e Tha dhe Fico në Evropë ka një rritje të numrit të rasteve dhe duket se po futen në valën e tretë të përhapjes së Covid. Pavarësisht uljes së indikatorëve ato mbeten në nivelin që tregojnë se jemi në një situatë delikate.”– u shpreh Rakacolli..

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button