Aktualitet

Mijëra testime në gjithë Shqipërinë, mbi 400 raste të reja me Covid-19 dhe 2 viktima në orët e fundit

Dy qytetarë kanë humbur betejën me covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa 55 të tjerë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin. Në shifrat e fundit, Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 5135 testime, kanë rezultuar të prekur 451 raste të reja.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5135 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 451 qytetarë, në këto bashki:

141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.  

Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (17 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         451

Të shëruar në 24 orë       55

Të shtruar në spitale       54

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 5153

Testime totale             965,137

Raste pozitive             136,598

Raste të shëruara         130,755

Raste Aktive                    3,375

Humbje jete                     2,468

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1228

Shkodër          523

Fier                  328

Vlorë               327

Durrës             200

Elbasan           194

Lezhë              181

Gjirokastër       114

Berat               98

Korçë               76

Kukës              68

Dibër                 38

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button