Bashkia Vorë dhe Kryebashkiaku Blerim Shera nderojnë ikonën Tinka Kurti në Ditën Botërore të Teatrit

Në kuadër të Ditës Botërore të Teatrit, një ditë që i kushtohet artit që i jep jetë emocioneve dhe ndërgjegjes shoqërore, Bashkia Vorë organizoi një ceremoni të veçantë në Kalaja e Prezës.
Ky aktivitet u zhvillua në nderim të ikonës së skenës shqiptare, Tinka Kurti, një emër që ka lënë gjurmë të thella në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Me një karrierë të jashtëzakonshme, Tinka Kurti ka qenë më shumë se një aktore – ajo ka qenë një frymëzim për breza të tërë artistësh, duke e kthyer artin në një mision të vërtetë për shoqërinë.
Në këtë ditë simbolike, u rikujtua rëndësia e teatrit si një pasqyrë e jetës dhe një urë që bashkon njerëzit përmes ndjesive dhe mesazheve të fuqishme.
Teatri jeton përmes artistëve si Tinka jonë.
Trashëgimia e saj mbetet një pasuri e çmuar kombëtare.




